Kthehu lart

A do të luajë Bale? Zidane jep lajmin e madh

A do të luajë Bale? Zidane jep lajmin e madh GazetaExpress

Zinedine Zidane ka bërë të ditur se Gareth Bale mund të luajë disa minuta të shtunën ndaj Espanyolit në Santiago Bernabeu

Anësori uellsian, Gareth Bale, është kthyer pas një pauze të gjatë në futboll, për shkak të lëndimit që pësoi në nyjën e këmbës së djathtë në nëntor të vitit të kaluar.

Ai është stërvitur normalisht me skuadrën për disa ditë me radhë dhe tani trajneri Zinedine Zidane thotë se mund të luajë për disa minuta në sfidën kundër Espanyolit.

“Bale është kthyer. Ai është në skuadër dhe po mendoj t’i japë disa minuta atij në këtë ndeshje. Bale është çelësi i kësaj skuadre, është shumë i rëndësishëm për ne. Jemi të lumtur qe lëndimi i takon të kaluarës dhe është i gatshëm për lojë”, tha Zidane. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Shkurt 2017 16:57
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Ter Stegen, shpëtimtari i Barcelonës

      Ter Stegen, shpëtimtari i Barcelonës 0

    Të tjera