60 milionë euro për Bale

​Ish-skuadra e gareth bale, Tottenham e dëshiron kthimin e tij gjatë verës së ardhshme

GazetaExpress

Uellsiani Gareth bale ka humbur vendin e titullarit në Real Madrid dhe shumicën e ndeshjeve kryesore qëndron në bankën rezervë.

Kjo ka bërë që bale të jetë i pakënaqur në Santiago Bernabeu dhe të mendojë largimin pas përfundimit të këtij sezoni.

Sipas Don Balon, skuadra më e interesuar për shërbimet e tij është Tottenham Hotspur, nga e cila ishte transferuar në Real në vitin 2013.

Anglezët për shërbimet e tij kanë bërë gati 60 milionë euro, 40 më pak se sa e kishin shitur pesë vite më parë.

Ai kërkohet edhe nga skuadrat tjera të mëdha si Manchester United dhe Chelsea. /Express/

Të tjera

Lajmet e fundit