Vllaznia në Ligën Ballkanike


22/05/2014

Pas Kosovës, edhe Shqipëria do të ketë një skuadër në Ligën Ballkanike nga sezoni i ardhshëm. Fjala është për skuadrën e Vllaznis, ka njoftuar uebfaqja zyrtare e kësaj lige.

Ekipi nga Shkodra së fundmi kanë fituar titullin e kampionit të Shqipërisë, pasi kanë mposhtur në finale skuadrën e Tiranës me rezultat 3:0 në ndeshje.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së futbollit të Shqipërisë do të jetë prezent në Sofje në javën e ardhshme për takimin e bordit të Eurohold Balkan League, për të diskutuar detajet e tjera rreth pjesëmarrjes së ekipit në edicionin e ardhshëm të garës.

Në edicionin e fundit, pjesëmarrës në Ligën Ballkanike ishin dy skuadra nga Kosova, Sigal Prishtina dhe Peja. Prishtinasit pritet të merr pjesë sërish në këto gara, derisa pejanët ende janë në pikëpyetje.

Lexoni lajmet e fundit nga sporti.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart