Thaçi: Parakalimi i Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore, dhurata më e mirë për dhjetëvjetorin e pavarësisë - Gazeta Express

Thaçi: Parakalimi i Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore, dhurata më e mirë për dhjetëvjetorin e pavarësisë

09/02/2018 13:45

Kosova sot parakaloi për herë të parë në histori të saj në Lojëra Olimpike Dimërore, ndërsa për herë të dytë në Lojëra Olimpike në përgjithësi, pas parakalimit në Lojërat Olimpike Verore 2016 në Rio të Brazilit, raporton Express.

Presidenti e ka quajtur madhështor parakalimin e ekipit olimpik të Kosovës, përmes një shkrimi në llogarinë e vet zyrtare në Facebook.

Ky është statusi i tij i plotë:

Parakalim madhështor i ekipit olimpik me Flamurin e Kosovës në Pyeongchang të Koresë së Jugut, para miliona teleshikuesve nga mbarë bota.

Kjo është hera e parë në historinë e shtetit tonë, që përfaqësohemi në Lojërat Olimpike Dimërore. Është dhurata më e mirë për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, bashkë me medaljen e artë të Majlinda Kelmendit, dy vjet më parë në Olimpiadën e Rios. HTH