Shqipëria ia gjen hallin San Marinos, e mposht 3:0 (VIDEO)

08/06/2014 22:18

Kombëtarja shqiptare në futboll ka arritur ta shënojë fitoren e parë në kuadër të ndeshjeve përgatitore për ciklin eliminator për Kampionatin Evropian të vitit 2016.

‘Kuqezinjtë’ arritën të shënojnë fitore të lehtë 3:0 ndaj San Marinos, për ta realizuar fitoren e parë pas dy humbjeve rresht në tetë ditët e fundit.

Ishte mbrojtësi kosovar, Mërgim Mavraj (28’), ai i cili realizoi golin e parë në këtë sfidë për Shqipërinë, teksa Armando Vajushi (32’) dhe Emiliano Vila (73’) shënuan dy golat tjerë për skuadrën e Gianni De Biasit.

Shqipëria paraprakisht u mposh nga Rumania dhe Hungaria në dy miqësoret e ditëve të fundit.

Ndryshe, San Marino vazhdon të jetë përfaqësuesja me vetëm një fitore në histori të saj nga plot 122 takime të zhvilluara.