CAS e mban në fuqi vendimin për moslejimin e rusëve në Lojërat Olimpike


09/02/2018

Rusët argumentuan se janë përjashtuar padrejtësisht nga Lojërat Olimpike prej Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, transmeton Express.

Zëvendëskryeministri, Vitaly Mutko, ka thënë se vendimi është i kuptueshëm por zhgënjyes.

Rusisë iu ndalua pjesëmarrja në këto lojëra për shkak të dopingut.

Megjithatë, 169 rusë do të garojnë si të pavarur.

Vendimi i CAS u mor vetëm pak orë para ceremonisë hapëse të së premtes. /Express/ 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart