​Napoli i Hysajt fiton me shumë vështirësi ndaj Udineses (Video) - Gazeta Express

​Napoli i Hysajt fiton me shumë vështirësi ndaj Udineses (Video)

08/11/2015 19:53

Napoli i mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj, ka regjistruar një tjetër fitore në Serie A, pasi e mposhti Udinesen me golin e sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, që e shënoi në minutën e 53’të.

Kjo fitore e rendit Napolin në vendin e tretë, me 25 pikë te grumbulluara, një më pak se Roma e dy më pak se kryesuesi Interi.

Kujtojmë se Elseid Hysaj luajti nga minuta e parë këtë takim, teksa ka vazhduar me formën e tij të mirë te Napoli. /Express