Motra e Chiellinit tallet keq me Bonuccin pas transferimit në Milan (Foto)


14/07/2017

Motra e Giorgio Chellinit e ka goditur Leonardo Bonuccin për transferimin në Milan – “paratë gjithmonë fitojnë”.

Mbrojtësi i Juves do të kompletojë shumë shpejt transferimin shokues në Milan nga Juve për 40 milionë euro, plus dy milionë bonuse.

“Të gjithë e donin atë si kapiten”, ka shkruar Silvia Chiellini në Facebook.

“Më pas të gjithë mendonin se ai është simbol i Bianconerëve dhe pastaj… #Paratëgjithmonëfitojnë #Nukkamfjalë”, ka shkruar motra e mbrojtësit të Juves.

Bonucci në Juve formoi treshen e famshme ‘BBC’ në mbrojtje me Chiellini dhe Andrea Barzagli. /Gazeta Express/

load

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart