Vdes burri më i vjetër në botë - Gazeta Express
string(30) "vdes-burri-me-i-vjeter-ne-bote"

Vdes burri më i vjetër në botë

Gazeta Express

25/02/2020 12:23

Burri më i vjetër në botë, japonezi Chitetsu Watanabe, i cili vazhdimisht fliste se si sekreti i jetëgjatësisë është buzëqeshja, ka ndërruar jetë në moshën 112-vjeçare.

Watanabe kishte pranuar certifikatën nga zyrtarë të librit të rekordeve – Guiness gjatë 12 shkurtit, ku edhe u fotografua duke buzëqeshur para objektivit të aparatit.

Lexo Edhe:

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar zyrtarë të kësaj organizate (Guiness) dhe familjarët që ishin pranë tij në momentet e fundit.

Watanabe së fundmi nuk kishte mundur të konsumon asgjë nga ushqimi, kurse në ditët e fundit është ballafaquar me probleme të ndryshme shëndetësore – probleme me frymëmarrje, ethe dhe temperaturë.

Ai pas vetes ka lënë 4 fëmijë, 12 nipa dhe 16 stërnipa. Watanabe ka lindur në prefekturën Nigata në veri të Japonisë në vitin 1907, kurse në Tajvan punoi për më shumë se 18 vite.

Me t’u kthyer në vendlindje vazhdoi karrierën në prefekturë ku punoi deri në pensionim. /Telegrafi/