Higuain i lumtur që shkatërroi rusët (VIDEO) - Gazeta Express

Higuain i lumtur që shkatërroi rusët (VIDEO)

13/03/2015 7:56

Napoli ka shënuar fitore të rëndësishme në San Paolo ndaj Dinamo Moskës, në kuadër të Europa Leagues, me rezultat 3:1. Gonzalo Higuain ishte heroi për napolitanët duke shënuar tre gola.

“Unë jam i lumtur për hat-trickun, por mbi të gjitha për fitoren që ne me të vërtetë e kërkuam”, deklaroi argjentinasi pas ndeshjes.

“Nuk ishte e lehtë për të mundur Dinamo Moskën, të cilët janë me të vërtetë kundërshtarët të vështirë”, theksoi ish sulmuesi i Real Madridit.