Formacioni i frikshëm i Milanit pas 10-të transferimeve (Foto)


14/07/2017

Milani synon të rikthehet në maje të futbollit Evropian dhe për ta bërë këtë, kanë nevojë për investime.

Kuqezinjtë kanë qenë shumë aktiv deri më tani në ndërtimin e skuadrës, shkruan Gazeta Express.

Pavarësisht dyshimeve nëse janë apo lojtarë të denjë, Milan deri më tani ka transferua nëntë lojtarë, duke llogariur këtu edhe portierin, Antonio Donnarumma.

Natyrisht ajka është mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, që u transferua për 40 milionë euro, plus dy të tjera bonuse.

Shumë shpejt pritet të transferohet edhe i dhjeti, që është Lucas Biglia. Ai tashmë ka arritur n Milano.

“Squawka.com” ka bërë disa formacione të mundshme të Milanit për sezonin e ardhshëm pas transferimit të Bonuccit dhe synimi për Ligën e Kampionëve tashmë mund të quhet synim i arritshëm. 

Shtatë herë kampionët e Evropës tani do të konkurrojnë fuqishëm për titullin e Serie A, përcjell Gazeta Express.

Derisa më poshtë keni dy formacionet e mundshme të Milanit nëse Kuqezinjtë transferojnë njërin prej lojtarëve që janë duke i kërkuar, Aubameyang ose Belotti, derisa Biglia tashmë është punë e kryer. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart