Ekipi olimpik i Kosovës arrin në Pyeong-Chang


06/02/2018

Nisja u bë nga Prishtina për në Stamboll, nga Stambolli për në Seoul dhe nga Seouli në Pyeong-Chang.

Ekipi olimpik përbëhet nga skitari Albin Tahiri, trajneri i tij, Agim Pupovci, shefi i misionit, Bujar Turjaka dhe zyrtari për media, Kushtrim Krasniqi, shkruan Koha.net.

Tahiri është skitari i vetëm që ka siguruar normën olimpike. Ai ka fituar normën në pesë disiplina të skijimit alpik.

Lojërat Olimpike Dimërore Pyeong-Chang2018 hapen të premten. Kosova do të defilojë për herë të parë në histori të Lojërave Olimpike Dimërore. /Express/ 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart