Bonucci do të thyejë rekord në Serie A (Foto)


14/07/2017

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, aktualisht është duke i kryer testet mjekësore te Milani dhe raportohet se do të përfitojë tetë milionë euro në sezon, plus dy të tjera bonuse – rekord ky në Serie A.

Transferimi i Bonuccit, që po konsiderohet shokues, do t’i kushtojë Milanit 40 milionë euro, plus dy të tjera bonuse.

Sipas Mediaset Premium, 30 vjeëari do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare që do ta bëjë atë lojtarin më të paguar në Serie A.

Ai do të përfitojë në sezon tetë milionë euro, plus dy të tjera varësisht prej paraqitjeve. Kurse Gonzalo Higuain përfiton te Juventusi 7.5 milionë.

Bonucci tashmë ndodhet në Milano dhe parashikohet të bëhet gjithçka zyrtare sonte në mbrëmje. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart