Bledi Shkëmbi largohet nga Liria - Gazeta Express

19/05/2018 22:48

Bledi Shkëmbi largohet nga Liria

19/05/2018 22:48

Në mars ai pranoi të qëndronte te klubi nga Prizreni pasi mori garanci se bordi i klubit do t’i kryente vetëm punët që i takonin.

Shkëmbi pas ndeshjes që Liria në muajin mars e fitoi ndaj Ferronikelit, kishte treguar se raportet e ekipit, përkatësisht trajnerit dhe lojtarëve, nuk ishin të mira me kryetarin e ri të klubit, Qemal Krasniqi.

Pas tejkalimit të këtyre mosmarrëveshjeve, Shkëmbi i ndihmoi Lirisë që të mbetej në Superligë, duke mbyllur sezonin në pozitën e shtatë.

Në një postim në Instagram ai ka falënderuar klubin për mundësinë që ia dha që të fitonte përvojë si trajner. /Express/