​Berisha: Kosova nuk është Serbi, mos e përzieni politikën me sportin - Gazeta Express

​Berisha: Kosova nuk është Serbi, mos e përzieni politikën me sportin

01/10/2015 21:45

Tifozët rus pothuajse gjatë gjithë kohës brohorisnin ‘Vrite shqiptar’ dhe ‘Kosova është Serbi’ në ndeshjen që Skënderbeu e zhvilloi në Moskë ndaj Lokomotivës së Moskës.

Kjo e ka irrituar Berishën që ka thënë se sporti nuk duhet të përzihet me politikë dhe se Kosova nuk është Serbi.

“Mendoj se politika nuk duhet të përzihet me sportin. Të gjithë e dimë se Kosova nuk është Serbi dhe kjo nuk ka dyshime. Derisa, sa i përket ndeshjes, unë e kam theksuar se duhet të përmirësohem akoma edhe më shumë. Forca e Skënderbeut është grupi dhe ajo që dua të bëj është që gjithmonë t’i shërbej ekipit”.

“Rezultatet në Evropë nuk po vijnë, por e rëndësishme është eksperienca që po fitojmë. Shqiptarët do e tregojnë edukatën e tyre në 8 tetor dhe nuk do e ngatërrojnë sportin me politikën” deklaroi Berisha pas ndeshjes. /Express