Argjentina dështon sërish, Kili fiton Kupën e Amerikës (Video) - Gazeta Express

Argjentina dështon sërish, Kili fiton Kupën e Amerikës (Video)

27/06/2016 7:19

Trofeu i Kupës së Amerikës ka përfunduar sërish në duart e përfaqësueses së Kilit. Kjo e fundit, në finale të kësaj gare, e mposhtur Argjentinën pas ekzekutimit të penalltive (4:2).

Koha e rregull dhe ajo shtesë kanë përfunduar pa gola (0:0), derisa penalltitë kanë përcaktuar fituesin.

Kilianët ishin më të sakët nga penalltitë, dështoi vetëm Arturo Vidal, derisa te Argjentina penalltitë i kanë humbur Lionel Messi dhe Lucas Biglia.

Duhet theksuar se edhe në finalen e kaluar të Kupës së Amerikës, Kili e kishte mposhtur në finale Argjentinën. /Express/