15 transferimet më të shtrenjta të verës, ja ku renditet Bonucci (Foto)


16/07/2017

Klubet evropiane janë duke shpenzuar shuma marramendëse në transferime, për të ndërtuar skuadra të fuqishme për sezonin 2017/18.

Marca ka publikuar një listë të gjatë të lojtarëve të transferuar deri më tani gjatë verës.

Romelu Lukaku (85 milionë euro), Alexandre Lacazette (60 milionë euro) dhe Kyle Walker (56 milionë euro) janë transferimet më të shtrenjta të këtij afati kalimtar.

Ata ndiqen nga Bernardo Silva që u transferua te Manchester City e 16 vjeçari Vinicius Junior i Real Madridit, që do t’i bashkohet Los Blancos në vitin 2019, transmeton Gazeta Express.

Derisa befasi e kësaj vere ishte Leonardo Bonucci, që konsiderohej si ikonë e Juventusit. Ai u transferua te Milani për 42 milionë euro, duke u bërë lojtari i gjashtë më i shtrenjtë i verës. /Gazeta Express/

load

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart