Shpërthim në një lokal në Fushë Kosovë - Gazeta Express
string(38) "shperthim-ne-nje-lokal-ne-fushe-kosove"

Shpërthim në një lokal në Fushë Kosovë

Lajme

Gazeta Express

29/11/2021 10:03

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal në Fushë Kosovë, raporton Express

Lajmin për Express e ka konfirmuar zyra për informim e policisë për rajonin e Prishtinës.

Lexo Edhe:

“Sot rreth orës 06:00 kemi pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “Shefki Kuleta”në Fushë Kosovë”. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Tutje policia ka bërë të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse”, kanë deklaruar nga policia./GazetaExpress/