Shpërthim i madh në fabrikën e armëve në afërsi të Beogradit, dy të vdekur e 16 të lënduar - Gazeta Express
string(77) "shperthim-i-madh-ne-fabriken-e-armeve-ne-beograd-dy-te-vdekur-e-16-te-lenduar"

Lajme

Gazeta Express

23/11/2021 16:57

Shpërthim i madh në fabrikën e armëve në afërsi të Beogradit, dy të vdekur e 16 të lënduar

Lajme

Gazeta Express

23/11/2021 16:57

Dy persona kanë vdekur dhe 16 janë lënduar nga një shpërthim i madh që ka ndodhur sot në fabrikën e armëve në rajonin e Lestanes në afërsi të Beogradit. Aksidenti ka ndodhur në kompaninë që prodhon raketa dhe motorë të raketave, shkruan n1, transmeton Gazeta Express.

“Ekipet e emergjencës janë në terren dhe do të jenë për një kohë të gjatë sepse ekspolodimet akoma mund të dëgjohen nga disa pjesë të fabrikës dhe kjo është arsyeja që hyrja në këtë pjesë është e pamundur”, ka thënë komandati i ekipit të shpëtimit, Milos Majstorovic.

Lexo Edhe:

Sipas informacioneve të mediave serbe, policia ka bllokuar makinat dhe nuk lejohet që ato t’i afrohen fabrikës.

Shpërthimi është ndjerë edhe në pjesët tjera të kreyqytetit serb, kurse banorët lokalë kanë raportuar për thyerje të xhamave të shtëpive.

Të lënduarit janë transportuar në qendrën emergjente dhe në qendrën mjekësore ushtarake. Ata kanë përjetuar djegie nga shpërthimi.

Siç ka mësuar televizioni shtetëror serb në fabrikë kanë qenë 40 punëtorë.