Kthehu lart

Ushqimet që çlirojnë hormonet e lumturisë

Ushqimet që çlirojnë hormonet e lumturisë GazetaExpress

Nëse po kaloni një ditë të keqe, akullorja, picat dhe ëmbëlsirat duket se janë ushqimet më të mira që mund t’ju ngrenë humorin.

Në fakt, këto të fundit thjesht do t’ju “shterojnë” energjitë dhe nuk do t’ju rrisin humorin, pasi nuk do të çlirojnë hormonet e lumturisë në trurin tuaj.

Për të stimuluar prodhimin e serotoninës, dopaminës, ju duhet të siguroheni që regjimi juaj ushqimor të përmbajë këto vlera ushqyese si më poshtë.

Hani ushqime të pasura me probiotikë. Mos lini jashtë regjimit ushqimor, produktet që janë të pasura me kompleksin e vitaminave B. Këto të fundit janë esenciale për ngritjen e humorit, për prodhimin e melatoninën (hormoni i gjumit) dhe serotoninës.

Yndyrnat e shëndetshme omega 3 mbështesin funksionet e trurit. Hekuri dhe zinku gjithashtu njihet si mineralet që parandalojnë depresionin dhe luajnë një rol kryesor në transportimin e neurotransmetuesve të lumturisë, shkruan Living.al.

Gjëndrat e tiroideve kanë nevojë për selenium që të funksionojnë si duhet, dhe duke qenë se kjo gjender është “fabrika” e prodhimit të hormoneve, duhet të siguroheni që kjo e fundit të mos ketë asnjë deficit.

Kjo është lista e ushqimeve:

Fruta të thata si arrat e brazilit

Qershitë

Çokollata e zezë

Banane

Tërshërë

Peshk

Kos

Spinaq

    Data: 20 Mars 2018 00:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera