Kthehu lart

Truku befasues që do t’ju bëjë të keni më shumë orgazma

Truku befasues që do t’ju bëjë të keni më shumë orgazma GazetaExpress

Ju e dini çfarë është orgazma në praktikë, apo jo? Ai vrulli i çmendur që përfshin të gjithë trupin dhe ju sjell një mori ndjesish të mira. Por si funksionon në të vërtetë?

T’ju sqarojmë diçka: orgazma nuk ka të bëjë me vaginën.

“Është një event i madh që ndodh në tru,” tregon neuroshkencëtari Nan Wise, i çertifikuar edhe në terapinë seksuale, pasi kreu një skaner të trurit gjatë orgazmës dhe zbuloi se truri bllokohet plotësisht në këtë fazë. Pra janë disa zona të trurit që përfshihen në proces dhe ju ndihmojnë të shkoni drejt finishit.

Ka një arsye pse orgazmat ndihen si eksperienca gjithëpërfshirëse, sepse prodhohen nga ndjesi që krijohen gati në çdo zonë të trurit. Ajo që u zbulua në kërkime është se gjatë stimulimit, rritet aktiviteti i trurit. Mendojeni trurin tuaj si një tabelë drite. Kur vini në qejf të gjitha zonat fillojnë ndriçojnë, kur arrini orgazmën, përgatituni të mbani syze dielli.

Kur thuhet që organi më i rëndësishëm seksual është truri, s’bëhet shaka.
Pra nëse orgazma ndodh në tru, një fantazi e mirë mund të zëvendësojë partnerin apo vibratorin? Teknikisht po. Në një studim të 2016-s u zbulua se thjesht duke menduar për stimulimin gjenital vë në funksion zonat e trurit përgjegjëse për orgazmën. Nga ana tjetër, në situata jo-seksuale, p.sh kur shkoni tek gjinekologu, ato zona qëndrojnë totalisht në errësirë. Pra orgazma nuk lidhet me vaginën, por me trurin. Mendojeni këtë si një arsye më shumë për të qenë aktivë mendërisht gjatë seksit, mendoni çdo prekje dhe ndjesi, kështu ndizni zonat e trurit që duhet të mbani aktive, për të kaluar orgazma të njëpasnjëshme dhe të fuqishme. Gjithçka qëndron në trurin tuaj.

    Data: 01 Mars 2018 08:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera