Si ta mbroni lëkurën nga moti i ftohët

Nuk është ndonjë sekret se ndryshimet në mot ndikojnë edhe në shëndetin tonë – posaçërisht kur është fjala për shëndetin e lëkurës.

GazetaExpress

Çdo dimër trupi jonë i ekspozohet ndryshimeve të rrepta, gjë e cila shpie që enët e gjakut në lëkurë të ndryshojnë shpejt.

Kjo bën që lëkura të skuqet dhe të ketë probleme tjera.

Por, si të kujdeseni për lëkurën kur jashtë mbretëron mot i ftohët?

– Sigurohuni se jeni duke e hidratuar lëkurën rregullisht përmes kremave që janë të duhur për ju – hidratimi i lëkurës është i domosdoshëm për ta shmangur çarjen dhe infeksionin e lëkurës.

– Kujdes me rrobat që i vishni. Disa materiale të caktuara mund ta acarojnë lëkurën dhe të shkaktojnë probleme të ndryshme.

– Një nga mënyrat më të thjeshta për t’i luftuar efektet e dimrit në lëkurë është duke aplikuar rregullisht hidratues dhe krem të buzëve. Kjo ndikon që ta riktheni lagështinë e humbur nga lëkura.

– Shmangni sapunët dhe pastruesit me alkool. Qëndroni larg produkteve të cilat përmbajnë alkool

– Mbrojeni lëkurën përmes rrobave të ngrohta (mbani kapuç, dorëza dhe shall kur jeni jashtë)

– Aplikoni hidratues në lëkurë posa të dilni nga dushi. Keni parasysh se tharja e lëkurës me peshqir mund ta dëmtojë atë, prandaj kujdes me fërkimin.

Të tjera

Lajmet e fundit