Kthehu lart

Shmangni stresin në punë sepse rrezikoheni nga kanceri

Shmangni stresin në punë sepse rrezikoheni nga kanceri GazetaExpress

Nëse keni një punë që ka shumë stres, nuk është vetëm presioni juaj i gjakut që është në rrezik.

Përpjekjet tuaja për ta bërë të lumtur shefin mund ta kënaqin atë, mirëpo juve ju rrezikojnë që të bëheni me kancer, thotë një studim i ri.

Nëse keni pasur një punë me shumë stres për 15-të vjet, jeni të rrezikuar për pesë forma të kësaj sëmundjeje, paralajmërojnë shkencëtarët, transmeton Klan Kosova.

Pasiguria në punë, orët e gjata të punës dhe presioni, mund të konsiderohet edhe një brengë e shëndetit publik, argumentojnë ekspertët.

Problemet financiare dhe puna me palë, po ashtu janë radhitur si disa nga faktorët që mund të shkaktojnë kancer tek të rriturit.

    Data: 08 Mars 2018 04:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera