Kthehu lart

Shkrije kripën në ujë dhe zhyti shputat: Terapi e lirë dhe e magjishme e mjekësisë kineze kundër sëmundjeve

Shkrije kripën në ujë dhe zhyti shputat: Terapi e lirë dhe e magjishme e mjekësisë kineze kundër sëmundjeve GazetaExpress

Lexoni në vijim se çka këshillon mjekësia kineze për ngritjen e imunitetit dhe eliminimin e materieve të këqija nga organizmi.

Zhytja e shputave në ujë të ngrohtë, në të cilin patjetër duhet të shkrihen 100 g kripë, mbajtja e kripës së ngrohtë (në qese, të ngrohur në furrë apo në mikrovalë) nën kërthizë dhe (ose) nga pjesa e pasme, rreth unazës së dytë lumbale (pika Mingmen), gjithashtu do të veprojë shumë mirë në ngritjen e gjithë sistemit.

Për të penguar shpenzimin e energjisë nëpërmjet të menduarit të tepërt dhe stresit, mundemi të aplikojnë ritualin e thjeshtë, i cili nuk zgjat më shumë se 5-6 minuta në ditë: tri herë gjatë ditës (në mëngjes para zgjimit, në drekë dhe në mbrëmje para gjumit) uluni në skajin e karriges, apo krevatit, drejtoni shpinën, mbyllni sytë dhe numëroni 30 marrje të lehta fryme në vazhdimësi dhe 30 nxjerrje fryme të përqendruara në përcjellje të frymëmarrjes.

Megjithatë, nëse ndodh që të sëmureni, rekomandohet ngrënie e zvogëluar e ushqimit (posaçërisht ushqimit të rëndë dhe me erëza), ndërsa preferohen supat shumë të ziera të mishit të pulës, uji i ngrohtë me xhenxhefil të freskët, me mentë dhe limon të freskët.
Masazhi i shuplakave dhe i shputave (më së paku 20-30 minuta), me përqendrim në pikat e ndjeshme, do të jetë shumë i dobishëm për eliminimin e shpejtë të patogjeneve nga trupi.

Mos e nënvlerësoni, as mos mendoni fare, vetëm zbatoni këto këshilla!

    Data: 15 Shkurt 2018 07:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera