Kthehu lart

Shkencëtarët zbulojnë pse foshnja lëvizë në barkun e nënës

Shkencëtarët zbulojnë pse foshnja lëvizë në barkun e nënës GazetaExpress

Për shumë nëna, ndjenja e lëvizjes së foshnjës në bark është e papërshkrueshme, por përderisa shumica e pranojnë atë si një pjesë normale të shtatzënisë, ka shumë dilema pse ndodh kjo.

Por tani shkencëtarët kanë zbuluar arsyen pse foshnjat lëvizin kaq shumë në mitër – dhe kjo nuk ndodh vetëm për t’ju zgjuar natën nga gjumi.

Sipas një studimi të ri të publikuar në gazetën Development, shkencëtarët në Kolegjin Trinity në Dublin, Irlandë, gjetën se foshnjat lëvizin në mitër për shkak se tentojnë të zhvillojnë eshtra dhe kyçe të forta.

Ata zbuluan se kjo lëvizje ndihmon në stimulimin e “ndërveprimeve molekulare” që i kthen qelizat dhe indet e një embrioni në eshtra dhe kyçe funksionale, transmeton Gazeta Express.

Varësisht se ku ndodhen qelizat, lëvizjet i drejtojnë ato tek formimi i eshtrave ose kërcit. Shkencëtarët zbuluan se nëse foshnjat nuk lëvizin mjaftueshëm në mitër, ata mund të pësojnë zhvillim jonormal të eshtrave.

    Data: 20 Mars 2018 10:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera