Kthehu lart

Përparësitë magjike të ngasjes së biçikletës

Përparësitë magjike të ngasjes së biçikletës GazetaExpress

​Ngasja e biçikletës përveçse është e shëndetshme, është po ashtu ekonomike dhe ekologjike.

Ekzistojnë disa arsye se pse ngasja e biçikletës është e mirë.

Është e shëndetshme për trupin

Ajo stimulon punën e sistemit kardiovaskular, përmirëson gjendjen e zemrës dhe është gjithashtu e dobishme për djegien e kalorive. Pra, çdo ditë ju do të punoni në linjat e trupit tuaj, pa shkuar në palestër.

E shëndetshme për mendjen

Kur ngisni një biçikletë, është provuar se redukton stresin, duke ju ndihmuar të ndjeheni të relaksuar dhe të zbrisni nga ajo të lumtur.

E shëndetshme për mjedisin

Vendet anembanë botës po përpiqen të zvogëlojnë emetimet e gazrave të dëmshëm të liruar nga makinat dhe një biçikletë është mjeti më i shkëlqyeshëm për ta luftuar ndotjen.

Është praktike

Komunikacioni i bllokuar i bënë shumë shoferë të humbasin nervat, por kjo nuk do të thotë asgjë për çiklistët, pasi mund të lëvizin pa pritur në kolonë.

Është e “shëndetshme” për portofolin

Makinat me karburante “gëlltisin” portofolin dhe nëse dëshirojmë që të kemi udhëtim të lirë, biçikleta është zgjedhja e duhur. /21/. 

    Data: 19 Mars 2018 13:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera