Kthehu lart

Noti në det rrit rrezikun për sëmundje

Noti në det rrit rrezikun për sëmundje GazetaExpress

Noti në det mund të rrisë gjasat për zhvillimin e viruseve në stomak, infeksioneve në vesh dhe disa sëmundjeve të tjera.

Universiteti Mjekësor Exter dhe Qendra për Ekologji dhe Hidrologji kanë zhvilluar një studim, të dhënat e të cilit tregojnë se personat që notojnë në det kanë gjasë për 77% më të lartë për dhimbje të veshëve dhe 29% për sëmundje gastrointestinale, krahasuar me personat që nuk bëjnë not në det.

Veç notit, kjo vlen edhe për personat që merren me sporte ujore, siç mund të jetë surf-i.

Studiuesit kanë thënë se kjo është indikacion se ndotja është një problem që po i prek notarët në disa prej vendeve më të avancuara në botë.

    Data: 01 Mars 2018 04:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera