Kthehu lart

Një sëmundje vdekjeprurëse po prek njerëzimin, ende nuk është zbuluar vaksina

Një sëmundje vdekjeprurëse po prek njerëzimin, ende nuk është zbuluar vaksina GazetaExpress

Që prej muajit janar të këtij viti Nigeria po lufton fort me ethet Lassa, një prej sëmundjeve që mund të shkaktojë epidemi të rrezikshme dhe për të cilën aktualisht nuk ekziston asnjë vaksinë.

Mësohet se ethet Lassa po përhapen me shpejtësi të madhe pas rikthimit, duke bërë thuajse të pamundur ndalimin e tij me anë të injeksioneve.

Në këto kushte Nigeria është përballur me këtë sëmundje për herë të fundit në vitin 1969, por kësaj here ajo po vepron te trupi i njeriut në një mënyrë krejt të panjohur.

Mjekët thonë se simptomat e kësaj sëmundjeje janë të ngjashme me ato të Ebolas, si gjakderdhje nga hundët dhe goja, rënie e menjëhershme nga pesha, dhimbje koke dhe ethe të vazhdueshme.

Kurse nga fillimi i janarit e deri në muajin shkurt të 2018-ës, janë raportuar rreth 1081 raste të dyshuara, nga të cilat 317 janë raste të konfirmuara dhe 22% e këtyre rasteve kanë rezultuar fatale për të prekurit.

Specialistët kanë dhënë alarmin se kjo sëmundje është e transmetueshme nga nëna shtatzënë te fëmija duke shkaktuar vdekjen e të dyve.

    Data: 07 Mars 2018 01:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera