Kthehu lart

Maska natyrale që është më e mirë se botoksi

Maska natyrale që është më e mirë se botoksi GazetaExpress

Kakao është një nga ushqimet më të pasura në anti-oksidantë që lufton plakjen e parakohshme dhe shfaqjen e rrudhave në fytyrën tuaj.

Tani, kjo mund të ju çudisë pasi ne zakonisht e përdorim kakaon në ëmbëlsira dhe biskota, por kakao mund të jetë po aq efikase edhe si pjesë e trajtimeve të bukurisë.

Dhe, kjo nuk është e gjitha.

Kakao ka disa veti të fuqishme antibakteriale dhe antivirale që ofrojnë mbrojtje të madhe kundër infeksioneve, transmeton Klan Kosova.

Receta që rekomandojmë më poshtë është një maskë fytyre që është cilësuar që ka efikasitetin e botoksit dhe mund të heq rrudhat shumë shpejt.

Çfarë ju duhet?

1 avokado

3 lugë gjelle pluhur të kakaos

2 lugë gjelle mjaltë

1 lugë gjelle kanellë

Çfarë duhet të bëni?

Filloni duke e qëruar avokadon. Shtypeni avokadon me një piru në një enë dhe më pas shtoni kakaon, mjaltën dhe kanellën. Ju mund ta përdorni edhe mikserin për të kursyer kohë.

Përzieni mirë këtë masë derisa të krijoni një pastë. Përdoreni këtë maskë dy herë në javë.

    Data: 06 Mars 2018 05:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera