Kthehu lart

Kjo është koha kur duhet të ndërrohen peshqirët

Kjo është koha kur duhet të ndërrohen peshqirët GazetaExpress

Peshqirët që ne i përdorim çdo ditë janë një terren pjellor për zhvillimin dhe rritjen e baktereve dhe kërpudhave. Në ta mund të mblidhen qelizat e vdekura të lëkurës, sekrecionet nga hunda, sekrecionet fekale dhe urinare si dhe mikrobe të tjera të shumta në banjo, duke përfshirë pikat nga filgjani i WC-së.

Edhe pse shumica prej mikrobeve nuk ju dëmtojnë, sepse janë nga trupi i juaj, duhet konsideruar faktin se ato riprodhohen shumë shpejtë, sidomos në lagështi.

Pra, sa shpesh duhet të ndërrohen peshqirët?

"Kjo varet nga ajo se për çka i përdorni. Në qoftë se bëhet fjalë për peshqirët për trup, të cilët keni sukes për t’i tharë plotësisht, për shembull në radiator, mund të përdoren jo më shumë se tri herë", ka thënë patologu dhe mikrobiologu, Philip Tierno, nga Universiteti i mjekësisë në New York, për Tech Insider, transmeton Hina.

"Peshqirët e vegjël që i përdorni për të fshirë duart tuaja, duhet të lahen më shpesh. Ata përlyhen më lehtë, sepse përdoren disa herë në ditë, kështu që duhet të ndërrohen çdo ditë. Nëse nga peshqiri përhapet një erë e pakëndshme, kjo është shenjë se aty janë shumëzuar mikrobet dhe se duhet të lahet ", thotë Tierno.

Ai shpjegon se peqshqirët jane vend ideal për shumëzimin e mikrobeve sepse përmbajnë një varg të kushteve të përshtatshme për rritjen e tyre: ujë, temperaturë të lartë, oksigjen, ushqim dhe pH neutral, ndërsa trupi i njeriut është furnizues ideal i kushteve të mira për jetën e mikrobeve.

Kur e thani trupin nga lagështia, qelizat e vdekura të lëkurës që jetojnë në sipërfaqen e lëkurës mbeten në peshqir. Ato janë “ushqim” ideal për mikrobet të cilat lageshtia i fuqizon me uje dhe faktorin pH neutral.

Duhet ndërrurar veçanërisht peshqirët për fytyrë si edhe për trup e kjo do të thotë pas tri përdorimesh sepse mund të përmbajnë gjurmë të grimit, losioneve apo vajërave dhe këto vendosen në peshqir gjatë fshires së buzëve dhe syve./GazetaExpress/.

    Data: 21 Prill 2017 11:42
    Autori: GazetaExpress
    • Shtatë shenjat e çuditshme që tregojnë se vuani nga migrena

      Shtatë shenjat e çuditshme që tregojnë se vuani nga migrena 0

    Të tjera