Harrojini mitet...Gjërat që nuk dini rreth himenit

Nga njohuritë e përgjithshme, dimë se himeni është një copë e hollë që mbulon hapjen vaginale dhe çahet kur penetrohet për herë të parë. 

GazetaExpress

Kjo çarje sjell edhe gjakderdhjen për disa gra kur bëjnë seks për herë të parë, apo jo? Por janë disa fakte që nuk i dimë dhe duhet t’i dimë!


Si gjithë pjesët e tjera të trupit, edhe himeni ka formë dhe madhësi të ndryshme. Alyssa Dweck, gjinekologe në New York, tha se himeni nuk ka ndonjë funskion të caktuar. Gjithashtu hiqeni nga mendja faktin se ai çahet. Jo, nuk çahet. Gjakderdhja vjen nga himeni, por është rezultat i shtrirjes së indit.

Kjo copë ka një ngjyrë të lehtë të rozës së trëndafilit. Sa trendi apo jo? Nuk zhduket si me magji pas seksit të parë, thjesht tërhiqet më shumë se zakonisht që në disa raste përfundon me gjakderdhje. Por nuk zhduket, është ende aty; thjesht rikuperohet. Jo të gjithë kane himen kur lindin dhe nuk është se humbin ndonjë gjë, sepse s’ka asnjë rëndësi në lidhje me kënaqësinë seksuale.

Disa femra kanë më shumë dhimbje se të tjerat gjatë seksit në fillim, gjë që lidhet me trashësinë e himenit. Dhe si përfundim: Testet e virgjërisë janë gjepura! Jo të gjitha gratë kanë gjakderdhje pas seksit të parë. Me shumë mundësi, himeni është çarë kur i keni dhënë biçikletës, kur keni qënë në kurs baleti etj./Anabel.

Të tjera

Lajmet e fundit