Kthehu lart

Çka do të ndodh nëse hani bukën e mykur

Çka do të ndodh nëse hani bukën e mykur GazetaExpress

Jo çdo myk është i njëjtë, nëse është diçka për të ngrënë apo jo, varet nga ngjyra, si dhe produkti në të cilin ndodhet.

Ndryshe nga ushqimi i prishur, ky lloj i mykut nuk ka erë, dhe qëndron sipër ushqimit, kështu që nuk paraqet problem të hahet, sidomos kur ky produkt është bukë.

Mirëpo çka do të ndodhë nëse e hamë atë lloj buke?

Ekspertët thonë se nuk ka ndonjë përgjigje konkrete për këtë, ndërsa rreziku për shëndetit është i njëjtë sikur të pini ujë nga burime të panjohura dhe të pa pastruar.
“Myku në vete nuk është helmues. Ekzistojnë shumë lloje, dhe vetëm disa prej tyre mund të jenë të dëmshme për shëndetin “, shpjegon mikrobiologu Randy Vorobo i Universitetit Cornell.

Mos e nuhatni mykun.

Vorobo vëren se myku kurrë nuk duhet të nuhatet sepse mund të shkaktojë sëmundje të frymëmarrjes. Buka me një sasi të vogël të mykut të bardhë dhe të kaltër mund të shpëtohet, por meqë mund të zgjerohet lehtësisht, një centimetër duhet të pritet nën myk, pjesa tjetër mund të hahet.

Buka duhet të hedhet nëse ka një lloj myku me ngjyrë portokalli, të verdhë ose të zezë. Ato mund të jenë të dëmshëm dhe mund të shkaktojnë dhimbje barku.

Çfarë mund të hani pas heqjes së mykut?Frutat, ato janë të sigurta pasi që myku është hequr, sepse aciditeti i tyre nuk lejon zhvillimin e baktereve të dëmshme. Nëse fruti është shumë i butë, është mirë që të hidhet.

Djathi është një masë e trashë që nuk ka oksigjen të mjaftueshëm nën sipërfaqe që lejon zhvillimin e mykut. Për të qenë të sigurt, mund të prisni një centimetër më shumë nga pjesa e sipërme e djathit, transmeton gazetametro.net

Myku në gjemi ose ajvari mund të hiqet me një lugë, por është mirë për të hequr myk një centimetër më shumë se sa merret  me një lugë për t’u siguruar që ju keni hequr të gjitha poret dhe mund të hahet

    Data: 25 Shkurt 2018 10:16
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera