Kthehu lart

Çfarë ndodhë nëse mbani shumë urinën? Nuk është edhe aq gjë e mençur…

Çfarë ndodhë nëse mbani shumë urinën? Nuk është edhe aq gjë e mençur… GazetaExpress

Në shumicën e rasteve mbajtja e urinës nuk do të jetë rrezik për jetën, mirëpo nëse veproni kështu shpesh dhe çdo ditë, me siguri do të lërë pasoja në shëndetin tuaj. Ja cilat janë pasojat…

Shpesh jemi duke u ngutur dhe në raste të tilla e dimë të përmbahemi nga shkuarja për të bërë nevojën e vogël.

Durojmë, nuk kemi kohë apo thjesht jemi dembelë. Mirëpo, kjo nuk është edhe ide aq e mençur.

Trupi megjithatë na bën me dije që diçka duhet të bëjmë, transmeton Telegrafi.
Njeriu i rritur mund të mbajë gjysmë litri urinë në fshikëz para se të hetojë nevojë të fuqishme për të urinuar. Atëherë trupi i dërgon porosi trurit që është koha të lirohet.
Mirëpo nëse mbani urinën çdo ditë dhe shumë shpesh, kjo me siguri do të lërë pasoja.

Mbajtja vazhdimisht e urinës mund të dobësojë muskujt e fshikëzës gjë që mund të çojë deri në retencione urinare apo mbajtjen e urinës.

Kjo do të thotë që nuk do të mund të urinoni deri në fund dhe që vazhdimisht do të keni ndjenjën që duhet të urinoni patjetër.

Mbajtja e urinës gjithashtu mund të çojë edhe deri në infeksione të përhershme të fshikëzës, thuhet në SciShowu.
Rezultati në fund është se nuk do t’i bëni asnjë dëm vetës nëse e mbani urinën, por duhet që të shkoni në tualet sapo të filloni të ndjeni dhimbje apo të fillojë të ju mërzisë ndjenja

    Data: 19 Mars 2018 07:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera