Çfarë ndodh me trurin disa minuta pas vdekjes?

Neurologët kanë studiuar trurin e 9 pacientëve pas vdekejes së tyre, dhe kanë zbuluar të dhëna të habitshme me atë që ndodh. Sipas tyre vdekja ndodh në momentin që në trurin e njeriut ndodh një fenomen i pagëzuar me emrin ''përhapja e depresionit''.

GazetaExpress

Ai është goditja finale që merr truri përpara se të përfundoj së funksionuari.

Nga këto studime, është zbuluar se truri vijon funskionin e tij normal edhe pasi zemra ka ndaluar së rrahuri. Qelizat dhe neuronet e trurit vijojnë të funksionojnë edhe disa minuta pasi organet e tjera kanë përfunduar. Pas “përhapjes së depresionit” truri fillon të humbasë funksionin, pak pasi zemra ka ndaluar së pompuari gjakun atje.

Të gjitha këto studime u bënë me qëllimin për të zbuluar momentin e vërtetë të vdekjes së njeriut, dhe se çfarë mund të bëhët për mundësitë e rikthimit në jetë. Është një zbulim i madh fakti se truri i njeriut vijon të funskionojë edhe disa momente pasi organet e tjera kanë mbaruar funksionet, pasi kjo mund të sjellë në krijimin e metodave të reja për të shpëtuar jetën e njerëzve.

Të tjera

Lajmet e fundit