Kthehu lart

Çfarë i ndodhë bebes në orën e parë të jetës së vet?

Çfarë i ndodhë bebes në orën e parë të jetës së vet? GazetaExpress

Kur jeni shtatzënë, ju shpenzoni shumë kohë për t’u përgatitur për lindjen. A do të lindni me prerje cezariane? A do të lindni në mënyrë natyrale? Opsionet janë të panumërta.

Por ne shumë pak dëgjojmë për atë se çfarë i ndodhë bebes suaj kur të lindë, transmeton Telegrafi.

‘Play Like Mum’ kanë përgatitur një udhërrëfyes për të treguar se çfarë saktësisht i ndodh bebes gjatë orës së parë kur vjen në jetë.
0 – 30 sekonda: Bebet kryesisht frymën e parë e marrin brenda 10 sekondave të lindjes dhe fillojnë të qajnë shumë, gjë e cila ua hap mushkëritë mirë. Ata gjithashtu ndjejnë sensacione për herë të parë, si të ftohtin, dritën dhe zhurmën.
30 sekonda – 1 minutë: Beben do ta merrni në dorën sa më shpejt që është e mundur, të mbështjellë mirë dhe do të jeni në gjendje t’ia jepni përqafimin e parë kur edhe ia keni prerë kordonin e kërthizës. Kontakti lëkurë-lëkurë i mundëson bebes të adaptohet me jetën jashtë mitrës dhe i përgatitë për ushqimin e parë.
1 minutë – 3 minuta: Bebja i nënshtrohet disa testeve për ta kontrolluar shëndetin. Testet përfshijnë matjen e peshës, frymëmarrjen, pulsin e zemrës, etj.
2 – 2.5 minuta: Gjatë këtyre testimeve, ju e vëreni se bebja ndalon së qari për rreth 30-40 sekonda dhe rri krejtësisht e qetë.

2.5 minuta – 5 minuta: Kur bebja është duke pushuar në gjoksin tuaj, ajo fillon të zgjohet dhe t’i hapë sytë mirë. Gjithashtu fillon ta lëvizë kokën dhe gojën.
8 – 30minuta: Rreth minutës së 8’të pas lindjes, bebet kryesisht bëhen më aktive, i mbajnë sytë hapur deri në 5 minuta. Të porsalindurit pastaj interesohen të ushqehen dhe e shikojnë fytyrën e nënës në një mënyrë sikur kërkojnë të hanë diçka.
30 – 40 minuta: Do të keni më shumë mundësi për ta përqafuar beben gjatë kohës kur është duke pushuar në gjoksin tuaj ose mund të provoni t’i jepni gji, ndonëse gjidhënia e parë e suksesshme merr pak kohë.
40 – 50 minuta: Procedurat dhe kornizat kohore dallojnë varësisht nga doktorët dhe spitalet, por bebeve kryesisht iu japin injeksione të vitaminës K (ose dozë orale), e gjithashtu krem antibiotik për sy në mënyrë që t’i largojnë mikrobet.
50 – 60 minuta: Bebet kryesisht fillojnë të përpiqen ta pranojnë gjidhënien, dhe marrin sasi të vogla të kolostrumit. Kolostrumi është një lloj substance qumështore e mbushur me proteina dhe pas disa orëve bëhet e tëra qumësht.
Normalisht se të gjitha lindjet janë unike, dhe ky udhërrëfyes një-orësh mund të mos jetë eksperienca e saktë e asaj se çfarë i ndodhë bebes suaj, por të paktën ju jep një mundësi të kuptoni pak a shumë çfarë do të ndodhë. 

    Data: 25 Shkurt 2018 07:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera