Kthehu lart

Ankthi dhe depresionini janë të lidhura me praninë në platforma të shumëfishta të mediave sociale

Ankthi dhe depresionini janë të lidhura me praninë në platforma të shumëfishta të mediave sociale GazetaExpress

Një sondazh kombëtar i kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Pitsburgh ka gjetur se rreziku i një personi për depresion dhe ankth rritet me numrin e platformave të mediave sociale që përdorë.

Analiza, e publikuar në internet dhe që do të botohet në Prill në revistën ”Computers in Human Behaviour”, ka treguar se njerëzit të cilët raportojnë përdorimin e shtatë deri në 11 platformave të mediave sociale kanë mbi tri herë më shumë gjasa që të vuajnë nga depresioni dhe ankthi se sa moshatarët e tyre që përdorin zero deri në dy platforma. Sipas studimit, rreziku mbeti edhe kur hulumtuesit e përshtatën studimin për kohën totale që shpenzohet në mediat sociale, raporton “The Business Journals”.

"Kjo lidhshmëri është mjaft e fortë që mjekët të marrin në konsideratë faktin që pacientët e tyre me depresion dhe ankth në lidhje me përdorimin e shumëfishtë platformva të këshillohen se ndoshta përdorimi i tyre mund të jetë i lidhur me simptomat e tyre," tha autori kryesor dhe mjeku Dr. Brian A. Primack, drejtor i Qendrës për Hulumtime në Media, Teknologji dhe Shëndet në Pittsburgh, në një deklaratë.

Hulumtuesit morën në shqyrtim 1,787 të rritur amerikanë të moshës 19 deri 32 vjeç, duke përdorur mjetet për vlerësim të depresionit dhe pyetësorët, të cila kërkonin përgjigje për 11 platformat më të njohura të mediave sociale në vitin 2014, kur studimi është kryer, si: Facebook, YouTube, Twitter, Google Plus, Instagram, Snapchat, Reddit, Tumblr, Pinterest, Vine dhe LinkedIn.

Ata që përdorën më së shumti platforma sociale ishin 3.3 herë me më shumë gjasa që të përjetojnë nivele të larta të simptomave të ankthit, në krahasim me moshatarët që përdorën më pak platforma. Hulumtuesit kontrolluan për faktorë të tjerë, duke përfshirë racën, gjininë, statusin e relacioneve me partner, të ardhurat e familjes, arsimin dhe kohën totale të shpenzuar në mediat sociale.

"Mund të ndodhë që njerëzit që vuajnë nga simptomat e depresionit apo ankthit, ose të dyja, kanë tendencë për të përdorur një gamë të gjerë të mediave sociale. Për shembull, ata mund të kërkojnë mënyra të shumta për një mjedis ku ndihen rehat dhe të pranuar", tha Primack në një deklaratë. "Megjithatë, ka mundësi që përpjekja për të pasur një prani në platforma të shumëfishta në fakt mund të çojë në depresion dhe ankth”, tha ai./GazetaExpress/.

    Data: 31 Janar 2017 22:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera