A po harrojnë fëmijët si mbahet lapsi?

Teknologjitë e reja kanë ndryshuar jetët tona. 

GazetaExpress

Në shumicën e rasteve për mirë, por ka edhe pasoja të tjera që nuk janë edhe aq pozitive. Në ndryshim nga brezat e kaluar fëmijët e sotëm ndërveprojnë gjithnjë e më tepër me kompjutera ose aparate të tjera dhe kalojnë më pak kohë duke kryer punë tradicionale manuale. Një studim i realizuar në Britani nga terapeutët e “Heart of England foundation NHS Trust” tregon që shumë fëmijë nuk dinë si të mbajnë korrekt lapsin. Sipas të dhënave fëmijët britanikë kanë mesatarisht 10% më pak forcë dhe shkathtësi në duart e tyre sesa brezat e mëparshëm dhe kjo përkthehet se shumë kanë vështirësi për të shkruajtur me laps.

Sipas studiuesve të këtij hulumtimi fëmijët e kapin të gjithë në mënyrë të njëjtë ashtu siç do ta kapte një njeri i shpellave. Terapeutët shpjegojnë që lëvizjet e dorës dhe muskujt e përfshirë në të, për të shkruajtur, nuk janë të njëjtë me ato lëvizje që përdoren për aparatet teknologjike. Për ta mbajtur si duhet lapsin, fëmijëve u duhet stërvitje e vazhdueshme për disa vite dhe zvogëlimi i kohës që u duhet për këtë aktivitet zvogëlon edhe aftësinë e tyre. Gjithsesi jo të gjithë ekspertët bien dakord me këtë përfundim dhe thonë që ka shumë shkaqe që mund të ndikojnë në këtë aftësi. Ka nevojë për studime më të zgjeruara për të konfirmuar që kjo situatë i atribuohet një efekti të padëshirueshëm të teknologjive të reja. / bota.al

Të tjera

Lajmet e fundit