Kthehu lart

8 Marsi, sjell dy festa në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”

8 Marsi, sjell dy festa në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari” GazetaExpress

Me rastin e 8 Marsit dhe 11 vjetorit të themelimit, Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për hir të festës së gruas dhe ditëlindjes së Klinikës, për të gjitha shtatzënat sjell OFERTAT PËR PAKOT E LINDJEVE të cilat do zgjasin deri me 31 Mars 2018.

Nga sot dhe deri me 31 Mars 2018, Lindjet Normale do të kushtojnë nga 800 në 500 euro dhe Lindjet Cezariane nga 1200 në 800 euro, duke përfshirë në pako 24h dhe 48h qëndrim, analizat, si dhe vizitat e para të Nënës dhe Foshnjës.

Duke marrë parasysh gëzimin që sjellë fëmija për prindërit, sidomos për nënën e cila sjellë në jetë foshnjën, Drejtori i Klinikës Amerikane sqaron për gazetën Express, se me këto zbritje në lindje kemi menduar që kjo ditë festohet më së miri nëse me një çmim të arsyeshëm të gjitha shtatzënave i jepet mundësia që të lindin në ambientet moderne të klinikes dhe të bëhen pjesë e festës së 8 Marsit dhe 11 vjetorit të klinikës, duke marrë parasysh tashmë edhe 1 vjetorin e hapjes së objektit të ri në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, km5. Më e rëndësishmja për ne është që të krijojmë gëzim për të gjitha qiftet dhe të festojmë së bashku duke qëndruar si klinikë lider në ofrimin e shërbimeve cilësore në fushën e Gjinekologjisë, Infertilitetit femëror dhe mashkullor, Neonatologjisë, Dermatologjisë, ORL-së, shtoj Drejtori.

I gjithë ky objekt modern, me 2800 m2 hapësirë, teknologjinë e fundit dhe stafin prej mbi 80 profesionistëve, është krijuar me përkushtimin dhe profesionalizmin e të ndjerit Dr. Behar Kusari i cili la pas vete një institucion shëndetësor i cili ofron zgjedhje të sigurt, me shërbime profesionale 24h/7, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe më gjerë.

    Data: 06 Mars 2018 12:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera