5 mite për arsyet pse nuk po humbisni në peshë

Obeziteti është një problem jo i vogël në ditët e sotme. Ndërsa numri i personave që vuajnë nga obeziteti rritet vazhdimisht, në mos obezë gjasat janë që të jeni mbipeshë. Faji për këtë i është vënë gjithmonë restoranteve të ushqimit të shpejtë dhe ushqimeve të përpunuara të pashëndetshme që ato shesin.

GazetaExpress

Megjithatë, cilado qoftë arsyeja e mbipeshës dhe obezitetit, njerëzit vazhdimisht janë përpjekur t’i heqin kilogramët e tepërt me dieta apo ushtrime fizike. Për fat të keq, shpesh kjo rezulton e pasuksesshme.

Edhe pse ushqimet që ne hamë janë pjesa më e madhe të përpunuara dhe të pashëndetshme, mjekët thonë se nuk është faji i obezëve që janë të tillë.

Mit: Është faji juaj nëse jeni obezë

E vërteta: Obeziteti shkaktohet nga një mungesë komplekse balancash brenda organizmit. Sigurisht që zgjedhja e ushqimeve të gabuara ka ndikim të madh, por edhe problemet psikologjike, sëmundjet e trashëguara luajnë një rol të madh.

Mit: Njerëzit e shëndoshë janë të lumtur

E vërteta: …sepse mund të hanë ç’të duan dhe ushqimi të bën të lumtur? Ushqimi të bën vërtetë të lumtur por shoqëria nuk është shumë miqësore ndaj personave obezë apo mbipeshë. Duke filluar nga mjetet e transportit, reklamat, masat e rrobave e deri te ilaçet te të cilat personat obezë shpenzojnë ekstra, çdo ditë ata përballem me vështirësi, paragjykime dhe me komplekse për pamjen e jashtme.

Mit: Personat obezë shërohen po të ndjekin dietën e duhur

E vërteta: Të ndryshosh peshën – dhe njëkohësisht jetën, – e dikujt nuk është e thjeshtë. Dieta e duhur mund të bëjë mrekullira por duhet edhe informacion i saktë, vigjilencë, motivim i vazhdueshëm për të ndryshuar dhe një aftësi për të qenë shumë i ndershëm. Te ndjekja e dietës, është e paimagjinueshme numri i personave që kanë probleme me këtë të fundit.

Mit: Obeziteti shërohet me ushtrime fizike dhe palestër

E vërteta: Fakti që për një pjesë goxha të madhe palestra nuk jep rezultat, do të thotë që obeziteti nuk shërohet gjithmonë më palestër. Ndonjëherë nevojitet konsumi i yndyrnave (të duhura) për të djegur dhjamin, dhe shumë ushtrimi më tepër e dëmtojnë një person obez sesa e ndihmojnë.

Mit: “Thjesht dobësohu!”

E vërteta: Nuk është diçka që thjesht bëhet. Shërimi nga obeziteti kërkon parapërgatitje dhe fillohet që nga shkaku që mund të jetë gjendja emocionale apo stili i jetesës. Me pak fjalë, obeziteti është një epidemi komplekse dhe humbja e peshës nuk mund “thjesht të ndodhi”./

Të tjera

Lajmet e fundit