Presidenti Trump merr ilaçe për tri sëmundje


07/02/2017

Mjeku personal i presidentit Trump, Dr. Harold N. Bornstein, në disa intervista të fundit tha se Presidenti Trump, përdor medikamente për prostatë, si dhe për nxitjen e rritjes së flokëve.

Kurse medikamentet tjera janë antibiotikët për të mbajtur nën kontroll një problem të përbashkët të lëkurës (rosacea), kolesterolit të lartë në gjak dhe lipideve, transmeton Telegrafi.

Medikamenti i quajtur, Propecia, që përdoret për rritjen e flokëve te disa njerëz ka paraqitur depresionin, ankthin dhe paqartësi mendore.

E gjithë kjo mund të ishte një shaka e mirë, por mund të ketë diçka serioze edhe këtu, shkruan New York Times.

Ai bëri publike një letër duke thënë se merr vetëm një medikament që jepet me recetë mjekësore. Ai në fakt merr tre, dhe padyshim, e dinte këtë.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk pranuan ta komentojnë në informacionin e dhënë nga Dr. Bornstein.

Gjatë fushatës, mjeku u bë i njohur pasi lëshoi nëj deklaratë lidhur me shëndetin e Trump-it. “Nëse zgjidhet, zoti Trump, mund të them pa mëdyshje, do të jetë personi i shëndetshëm i zgjedhur ndonjëherë në presidencë”, shkroi ai.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart