Kanceri i gjirit: Cila është mosha ideale për të bërë mamografin - Gazeta Express

Kanceri i gjirit: Cila është mosha ideale për të bërë mamografin

30/06/2018 17:58

Debati në mes specialistëve zhvillohet rreth asaj se kur duhet bër kontrollat për çdo vit, pra prej cilës moshë.

Me apo pa raste në familje është shumë e rëndësishme që gratë të bëjnë analiza për të parandaluar këtë sëmundje.

Një pajtim i përgjithshëm është rreth asaj se gratë duhet të realizojnë çdo vit nga nje mamografi duke filluar prej moshës 40 vjeçare.

Ndërsa parashihet që po ashtu të fillohet me mamografi që nga mosha 35 vjeçare nëse keni probleme të ndryshme shëndetësore.

Është shumë e këshillueshme që të bëhet mamografia në rastet kur keni familjar që kanë pasur të njejtën sëmundje. Shkoni të bëni mamografinë nëse është e mundur,  10 vite më herët se sa mosha kur personi i familjes e ka marrë vesh për sëmundjen e vet./GazetaExpress/