Kthehu lart

Si mund të shpëtoni nga rrymat nënujore në bregdet?

Si mund të shpëtoni nga rrymat nënujore në bregdet? Autori: Faton Topalli GazetaExpress

Lajmi për vdekjen e katër turistëve në rrethin e Vlorës, për jetën e së cilëve ndjej shumë dhimbje, si pasojë e rrymave të ujit, shtron domosdoshmnërisht pyetjen se çfar duhet të bëjmë kur jemi në det dhe përfshihemi prej tyre.

Çdo vit humbin jetën rreth 40 000 pushues në botë, si pasojë e rrymave të ujit në bregdet. Ato krijohen çdo kund, në çdo plazh dhe nuk shihen me sy. Shkaktar janë erërat që fryejnë në drejtim të bregut të detit, relevi i ndryshuar i rërës nën sipërfaqen e ujit, apo shkëmbinjët për rreth, ku thehen valët. Rrymat e tilla janë të njohur ma emrin “Rip Currents” në anglisht. Në bregdetin shqiptar këtë vitë kanë humbur jetën një varg qytetarësh në mungesë të njohurive, naivitetit apo mbivlerësimit të forces së tyre personale. Kësaj duhet sjtuar domosdëshmërisht edhe kujdesin e pamjaftueshëm në bregdet për sigurinë e pushuesve.

Rip Currents, apo Rrymat e ujit RIP janë rryma shumë të rrezikshme. Ato krijohen shpejt, në ujëra të cekta, krejt papritur dhe nuk mund të njihen me sy. Megjithatë në 80% të rasteve të goditurit nga këto rryma mund të shpëtojnë. Dhimbja për pushuesit e panjohur për mua më shtyri të reshershoj në internet dhe të mësoj nga përvojat e deritanishme se si mund të shpëtoj i godituri në raste të tilla. Rregullat kryesore janë si në vijim:

• Ruane qetësinë
• Mos provoni të notoni në anëne kundërt të rrymës së ujit.

Në rast se përfshiheni nga rryma e ujit është më së miri të lejoni që rryma e ujit të ju bartë në det të hapur. Shpejtësia e saj është 2 deri në 3 metra në sekond. Mos e provoni të notoni në drejtim të kundërt sepse këte nuk e arrijnë dot as notuesit më të mirë në botë. Kur rryma e ujit të ju ket sjellur në det të hapur dhe ta ket humbur fuqinë apo edhe të ket pushuar fare, filloni të notoni anash rrymës në drejtim të bregut të detit. Mos keni frikë, ajo nuk do të ju bartë shumë larg.Nëse nuk mundeni të notoni deri në breg të detit, kthehuni me trup nga ana e bregut, ngriteni dorën lartë dhe thërrisni për ndihmë

(Ju lutem shpërndajeni. Ndoshta pak njohuri më shumë për rreziqet në bregdet mund të shpëtojnë jeta njerëzish).

    Temat:
    Data: 16 Korrik 2017 14:28
    Autori: Faton Topalli

    Të tjera