Një Propozim për rrugëdalje në kalimin e ligjit të demarkacionit.

Me qëllim të evitimit të keqkuptimeve, nxënies së afateve për kushtin e liberalizimit, si dhe ndërtimin e një konsensusi funksional politik, konsensus ky i nevojshëm në drejtim të sigurimit të konstruktivitetit politik e institucional:

Fatmir Haxholli

1. Partitë politike (sipas mundësisë edhe LVV), nxjerrin një Rezolutë të Kuvendit, me të cilen dakordohen, se saktësia ose pasaktësia e vijës së pretenduar kufitare, do të vërtetohet përfundimisht në të ardhmen nga Trupi i Përbashkët Punues, mes Kosovës dhe Malit të Zi, konform Marrëveshjes mes dy Presidentëve;

2. Me qëllim të përmbushjes së kriterit të liberalizimit, pas kalimit të kësaj Rezolute dhe Ligjit, Partitë Politike pajtohen se deri në fillimin e operimit të Trupit të Përbashkët Punues, nuk do nxisin, e as përfshihen në debatin brenda/ndër institucional rreth demarkacionit;

3. Në funksion të përmbushjes së proceseve ligjore dhe institucionale, angazhimet dhe rezultatet e Trupit të Përbashkët Punues, do t'i raportohen Kuvendit, Partive Politike,  Mediave dhe Shoqërisë Civile;

4. Partitë Politike pajtohen se demarkacioni nuk do jetë temë e fushatave elektorale, kurdo që mbahen zgjedhjet e ardhshme, dhe i sugjerojnë mediave ta respektojnë dakordimin në këtë pikë;

5. Në përmbylljen e vijës kufitare, do të angazhojnë konsulencë ndërkombëtare për  të nxjerrë mësimet dhe rekomandimet për procesin e ngjashëm me Serbi;

6. Shprehin mirëkuptimin e plotë për ndjeshmëritë dhe interesat qytetare, në lidhje me shqetësimet e tyre legjitime për respektimin dhe ushtrimin integritetin territorial dhe subjektivitetit ndërkombëtar;

7. Çmojnë lartë konstruktivitetin e Malit të Zi, dhe angazhohen në fuqizimin e bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë.

Kjo Rezulotë votohet në Pako me Ligjin dhe Aneks Marrëveshjen mes dy Presidentëve, përderisa dokumentacioni tjetër përcjellës është i karakterit jo ligjor.

Të tjera

Lajmet e fundit