Kthehu lart

Koha për veprime

Koha për veprime Autori: Flurim Arifi GazetaExpress

Nëse Shtete e Bashkuar të Amerikës kanë shpreh qëndrimin e tyre se shenjëzimi i kufirit me Malin e Zi ka qenë në rregull për mue (besoj për shumicën e shqiptarëve) është në rregull dhe pikë

Zakonisht në histori kuptohet se të gjitha mbretërit, regjimet, etj. kanë përfunduar apo zanafillën e fundosjes së tyre e kanë në gjëra simbolike e që në pah të parë nuk shihen aq të rëndësishme.

Përvoja jetësore na dëshmon që ndërtimi i miqësive kërkon kohë dhe mund të vazhdueshëm, por shkatërrimi i kësaj miqësi mund të ndodhë brenda një kohë aq të shpejtë sa që si qenie njerëzorë as nuk mundemi me vërejte edhe të kuptoj se si ndodhi, ky shkatërrimi i një lidhje që është ndërtuar me aq mund dhe sakrificë.

Kjo puna e she-njëzimit të vijës kufitare, që është duke na rrethuar qe një kohë të gjatë e që në fund do me na u shfaq si një instrument/trampolinë që është shfrytëzuar nga disa politikan për të arritur qëllimet e tyre të vogla ‘meskine’ në sferën e politikës lokale, se shumica e tyre fatkeqësisht nuk mund ti kalojën as kufi regjional.

Ky lloj politikan që është duke ju ofrue këtij populli të mjerë me kaq zell nga partitë politike kosovare e shqiptare, ka sjell shtetin tonë gati në shkatërrim total, disa nga këta politikan janë në gjendje që çdo gjë që është bë apo është ndërtua,  me shkatërrua vetëm e vetëm që në historinë tonë moderne emri i tyre të shfaqen në ndonjë dokument sa do që simbolik që mundet me qenë ajo nisëm apo dokument.

Si do që të jetë, për mu dhe për popullin shqiptar (vazhdoj të mendoj) që vizionet tona kombëtare lidhje me nisjet tona lokale, regjionale, botërore duhen me qenë në koordinim të plot me SHBA-të.

Rendi i ri botëror është duke u zhvillua me një shpejtësi të pa parë, prandaj nevoja që ne si shtet edhe si shoqëri duhet që të reagojmë sa më shpejtë që të kapim momentin dhe ti bashkëngjitkemi botës së lirë.

SHBA nuk ka kohë të na pres neve deri sa të ‘kfjellemi’ nga iluzioni  e disa politikaneve lokal.

Prandaj tentimi i liderëve lokal, për kinse krijimin e ndonjë nisme që kinse për të mirën e këtij vendi të mjerë janë ofenduese dhe degraduese për këtë shoqëri.

Nuk ka mundësi edhe me qenë me SHBA-të edhe kundër qëndrimeve të SHBA-ve.

Nëse Shtete e Bashkuar të Amerikës kanë shpreh qëndrimin e tyre se shenjëzimi i kufirit me Malin e Zi ka qenë në rregull për mue (besoj për shumicën e shqiptarëve) është në rregull dhe pikë. Këtu nuk ka negociata, nuk ka interpretim, unë e zgjedhi gjithë herë SHBA-në në relacion me ish institucionet e RSFJ, për mue dhe shumicën e popullit alfa-omega e ekzistencës së shteti dhe kombit tonë është SHBA, prandaj mjaft me pallavra patriotike dhe merrni vendim që të fitoj LIRA, Barazia, sociale e këtij vendi, se populli ka nevojë që të shoh dhe ta ndjej lirinë e vërtetë se është ngopur nga pallavrat e juaja.

Si ka thanë i madhi i të mëdhenjve Shekspir ‘TO BE OR NOT TO BE’  nuk mundet të përdoret për shtetin tonë nga një grusht i disa politikaneve lokal kosovar. 

    Data: 07 Dhjetor 2017 12:16
    Autori: Flurim Arifi

    Të tjera