Kthehu lart

Harku i triumfit

Harku i triumfit Autori: Fatmir Haxholli GazetaExpress E mërkurë, 11 Janar 2017 16:15

Të qenit sui generis prodhon dykuptimësi, kuptimin që na pëlqen, dhe kuptimin që po e sfidon Kosovën në konsolidimin e subjektivitetit, ushtrimin e sovranitetit, apo aspekte tjera ekzistenciale. Nuk është befasi që Serbia sheh interes që ta sfidojë Kosovën të funksionojë si shtet i pavarur. Çështja që trajton ky shkrim, është fakti se si, pse dhe për çfarë interesash ne ndër-veprojmë me Serbinë, përkundër qasjes tradicionalisht sfiduese.. Legjitime ta pranojmë, që tregu i lirë, menaxhimi i kufijve, integrimi evropian, ndër-veprimi me komunitetet amë, përbëjnë një hise të vogël, nga shumësia e interesave komplekse të njërit, apo të dy vendeve.

Ne nuk mund ta shmangim Serbinë dhe interesat në relacion me të. Nëse asgjë tjetër, globalizmi, komunikimi dhe teknologjia, po aq sa edhe gjeografia, na vendosin shpinë-për-shpinë. Nuk kryen punë as mallkimi i këtij fakti, as energjia që prodhon zhgënjimi, thjesht duhet ecur përpara, dhe në marrëdhënie me të duhet të angazhohemi me gjakftohtësi. Në krahasim me interesat, të cilat shkëmbehen në proces, fqinjësia, parimet dhe vlerat, nuk shkëmbehen sipas vullnetit tonë, por e dimë që Serbia po provon të tregtojë gjithçka. E dimë po ashtu që sado të këtë ndryshuar, ky shtet abstrahoi ekzistencën tonë humane, deri në gjenocid.

Një demokraci e mirëfilltë, nuk do të instrumentalizonte komunitetin e saj, dhe së paku do të pranonte përgjegjësinë para historisë. Por jo, sepse kundrejt Kosovës, Serbia mund të ketë ndërruar qasje, mund të ketë ri-definuar objektivat, por në esencë ajo ka zgjedhur të mbetet e njëjtë. Mu për këtë arsye, ne pritet të dimë të definojmë jo vetëm interesat tona, por njëkohësisht t’i njohim dhe analizojmë edhe interesat aktuale të Serbisë. Thënë ndryshe, sikur në një lojë shahu, ne nuk kemi komoditetin të mendojmë për lëvizjet tona, shkëputur nga ato të kundërshtarit, dhe as vetëm për lëvizjet e kundërshtarit, shkëputur nga lëvizjet tona. Për ata që njohin shahun, kush humb nervat, humb edhe lojën. Në këtë lojë nervash, rëndësi ka ajo se si hapeni, a arrini t’i projektoni lëvizjet e kundërshtarit, dhe se a kombinoni peshën specifike të secilës figurë, me pozicionin strategjik që keni zënë në tabelë.

Në funksion të fitores, po aq sa ka rëndësi pesha specifike e secilës figurë, rëndësi ka edhe strategjia që aplikohet. Ajo çfarë dimë për momentin janë rregullat, dhe turneu ku zhvillohet kjo lojë. Rregullat janë strikte, ta zëmë, ju mund të luani me nerva por jo ta përmbysni tabelën, ju mund të djerrni kohë por me këtë nuk fitoni terren. Organizatorët e turneut, mbase duke qenë të zënë me përballje tjera më të rëndësishme, për këtë lojë sikur sugjerojnë një epilog pati, apo barazimi, ku askush nuk del i dëmtuar në një të ardhme të pasigurt.

Në 2016, Brexit i dha goditje turneut duke e lënë lojën në gjysmë. Njëkohësisht jemi duke parë ri-ngritje të forcave të djathta, tradicionalisht skeptike ndaj Bashkimit Evropian, i cili edhe ashtu ka humbur magnetizmin dhe shkëlqimin, fatkeqësisht në kulminacionin e tij. Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe lojtari numër një në botë, deri dje u ankua se të tjerët po luajnë në dëm të tij. Trump u tregua kritik ndaj aleancës ushtarake, NATO, pa të cilën koha ka dëshmuar që atmosfera përreth, dhe në turne, mund të dalë nga kontrolli, dhe në vend të shfaqjeve civile të shekullit 21, të shohim një shfaqje koloseumi në grupe, apo në shkallë të gjerë.

Kundërpeshat kanë lëvizur në Evropë dhe më gjerë, prandaj politika dhe diplomacia në të gjitha nivelet është bërë me e paparashikuar se asnjëherë. Vetëm brenda dy vitesh, Turqia u luhat nga mundësia e një konfrontimi deri të flirti politik dhe diplomatik me Rusi, por që nuk kapi vëmendjen e dëshiruar të Brukselit, edhe ashtu super i zënë më zhvillimet në kuadër të BE-së. Kroacia dhe Serbia po imitojnë praktika të luftës së ftohtë, furnizohen me armë, përderisa Gjermania i dhuron Serbisë disa helikopterë, duke dhënë kështu mesazh, që asgjë e pazakontë nuk po ndodh në Ballkan. Vendet përreth janë duarplot me të ardhmen, derisa ne merremi më shumë me historinë, shpesh siç na leverdis ta shohim ne, por që nuk është e thënë.

Në fund-shekullin e kaluar, ne kemi parë Serbinë ta paguajë çmimin, duke dashur që konkurrencën dhe përpjekjen për dominim në Ballkan ta shtrijë pavarësisht kontekstit evropian, dhe si asnjëherë më parë kemi parë perëndimin të dalë në anën e drejtësisë. Pavarësisht, si duket ne e kemi keqkuptuar përfundimin e një etape dhe fillimin e një etape të re. Pikënisja nga kjo anë, në lidhje me këtë ndërrim etapash, është supozimi i gabuar që qasja dhe marrëdhënia e perëndimit ndaj Serbisë, apriori duhet t’i shërbejë vetëm interesave të Kosovës, në lidhje me konsolidimin shtetit dhe subjektivizmit ndërkombëtar. Sidoqoftë, është e ditur që perëndimi në vazhdimësi ka refuzuar që të pranojë që intervenimi ndaj Serbisë, përpos se ndalje e agresionit të saj, ishte edhe një lloj ndëshkimi i saj, sado që jo i plotë. Perëndimi i dha fund luftërave të Serbisë, por që nuk shkoi aq larg sa Serbinë si shtet, ta ngarkojë si përgjegjësen e vetme për gjithë çfarë ndodhi në hapësirat e ish Jugosllavisë. Në vend të një qasje radikale, perëndimi u përcaktua për gradualizëm, me fjalë tjera Serbisë nuk iu ofrua një dokument me kushte të qarta kapitullimi, prandaj ajo çfarë pamë ishte frenim i plotë i potencialit për agresion ushtarak, i kombinuar me frenim gradual të politikës dhe diplomacisë, përmes korrigjimit dhe edukimit përgjatë viteve dhe në proces.

Në këto rrethana Kosova duhet ndërruar qasje, dhe të mos pres që perëndimi edhe politikisht do të bëjë atë çfarë bëri ushtarakisht më 1999. Në këtë konstelacion, së pari, si vend ne kemi nevojë për një dokument strategjik, sipas të cilit definojmë interesat tona kundrejt atyre të Serbisë. Një dokument i gjallë, do të informonte procesin e vendimmarrjes në lidhje me lëvizjet tona si vend. Së dyti, partitë politike duhet të dalin përtej interesave të ngushta, në mënyrë që t’i mundësojnë institucioneve të operojnë efektivisht. Së treti, qasja e Kosovës kundrejt Serbisë duhet të formësohet nga vendimmarrësit dhe ekspertët bashkërisht, me Kuvendin dhe Qeverinë që do të mund të krijonin një trup të përbashkët teknik, profesional, dhe me partitë politike që do të mund të krijonin një trup parlamentar gjithëpërfshirës. Së pesti, media dhe opinionistët duhet përfshirë në vazhdimësi në këtë proces, në mënyrë që t’ju mundësohet që ta informojnë publikun dhe qytetarët, dhe konform meritës ta legjitimojnë ose jo këtë proces. Së gjashti, ne duhet të analizojmë edhe zhvillimet në Evropë, dhe të mos jetojmë mbi supozime të gabuara që Evropa e shekullit 19 është Evropa e fundshekullit 20, apo që perëndimi i 1999 është perëndimi i 2017. Këto duhet të shihen si praktika shtetërore, dhe jo si çështje e individëve dhe emrave të veçantë. Për fund, asgjë nuk mund të ndodh, për aq kohë sa në lidhje me atë çfarë bëjmë me Serbi jashtë, kthehemi e bëjmë politikë brenda. Kosovës i duhet një Hark i Triumfit, një hark gjithëpërfshirës, mbarëkombëtar. Edhe harku i Triumfit në Francë, graviton në një pikë

    Të tjera