Shërbimi Europian për Punë të Jashtme thotë se tani është koha për marrëveshje finale Kosovë-Serbi - Gazeta Express
string(98) "sherbimi-europian-per-pune-te-jashtme-thote-se-tani-eshte-koha-per-marreveshje-finale-kosove-serbi"

Lajme

Gazeta Express

09/03/2021 19:41

Shërbimi Europian për Punë të Jashtme thotë se tani është koha për marrëveshje finale Kosovë-Serbi

Lajme

Gazeta Express

09/03/2021 19:41

Shërbimi Europian për Punë të Jashtme (EEAS) vlerësoi se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, i cili është zhvilluar me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian tash e 10 vjet, është bërë thelbi i punës së BE-së në Ballkanin Perëndimor, një element kryesor i pajtimit, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe pasqyrimi i plotësimit të perspektivës në BE për rajoni”.

EEAS ka funksion mbështetës ndaj Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të BE’së dhe ka një funksion ekuivalent me atë të një minsitrie të jashtme të ndonjë shteti.

Lexo Edhe:

Në një deklaratë të lëshuar me rastin e 10- vjetorit të fillimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, EEAS konstaton se “se janë arritur marrëveshje të rëndësishme të cilat sot mundësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe se janë integruar strukturat e drejtësisë dhe policisë në veri të Kosovës, kurse Kosova e ka kodin e saj telefonik ndërkombëtar dhe mundësinë për të marrë pjesë në forume rajonale”.

Më tej thuhet se në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, gjatë 10 viteve të procesit, morën pjesë tre përfaqësues të lartë të BE-së, Catherine Ashton, Federica Mogherini dhe tani Josep Borrell dhe se dialogu u zhvillua në një proces të nivelit të lartë politik, që prek çështjet më komplekse dhe më të ndjeshme në bazën e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Kishte momente të vështira dhe periudha krize, dhe nganjëherë mund të dukej e pamundur t’i vazhdosh bisedimet. Mirëpo, në fund edhe Kosova, ashtu edhe Serbia treguan përkushtim të palëkundur, duke ditur që rrugët e tyre drejt Bashkimit Europian kalojnë përmes dialogut”, thuhet në deklaratën e EEAS.

Shërbimi Europian për Punë të Jashtme vlerëson gjithashtu se një dekadë është një periudhë e gjatë dhe se mund të pritet që dialogu tani do të arrijë pjesën e tij të fundit.

“Bashkimi Europian beson vendosmërisht se është koha që dialogu të përmbyllet me sukses me një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë që adreson të gjitha çështjet e pazgjidhura dhe punon me të dy palët për të arritur këtë qëllim”, thuhet në deklaratën e EEAS.