Selimi: Aleanca e di vetëm kur nisi dhe mbaroi takimi, por jo çka folën Hoti e Vuçiqi - Gazeta Express
string(82) "selimi-aleanca-e-di-vetem-kur-nisi-dhe-mbaroi-takimi-por-jo-cka-foli-hoti-e-vuciqi"

Selimi: Aleanca e di vetëm kur nisi dhe mbaroi takimi, por jo çka folën Hoti e Vuçiqi

Gazeta Express

06/08/2020 7:17

Selim Selimi, ministër i Drejtësisë, ka thënë sot se nuk ka informacione se çka ka biseduar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, me presidentin serb Alekandër Vuçiq.

Si mysafir në Frontal, Selimi madje ka ironizuar kur është pyetur se çka e njoftoi shefin e tij në parti, Ramush Haradinaj, për takimin Hoti-Vuçiq.

Lexo Edhe:

“Kohën e saktë të mbajtjes së atij takimi dhe kohëzgjatjen e takimit”, ka thënë Selimi duke mos e mohuar nervozën që ka shkaktuar sjellja e Hotit në raport me partnerin e koalicionit.

“Për çështje nacionale normalisht që ka nervozë kur ti nuk ke mundësi të barabartë me pa ku qëndrojmë si koalicion”, ka thënë Selimi i cili ndonëse ishte në Bruksel, Hoti nuk preferoi ta marrë atë në takimin me presidentin serb.