Seanca për votimin e Qeverisë Hoti mbahet nesër në orën 11:00 - Gazeta Express
string(59) "seanca-per-votimin-e-qeverise-hoti-mbahet-neser-ne-ora-1100"

Gazeta Express

02/06/2020 9:56

Seanca për votimin e Qeverisë Hoti mbahet nesër në orën 11:00

Gazeta Express

02/06/2020 9:56

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhje për të shqyrtuar kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mbajtjen e seancës për votimin e Qeverisë Hoti.

Express merr vesh se seanca do të mbahet nesër në orën 11:00.

Lexo Edhe:

Ndryshe, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, një ditë më parë ka thënë sot se kanë kërkuar që seanca të mbahet ditën e mërkurë.

“Pas marrjes së Aktgjykimit në emër të LDK-së kam dorëzuar kërkesën për seancë për të mërkurën në orën 11:00 me të vetmen kërkesë të rendit të ditës, votimin e Qeverisë së re”, është shprehur Gashi.

Ai ka thënë se e kanë të garantuar formimin e qeverisë.

Sipas tij, po sot do të zyrtarizohen edhe emrat e ministrave nga ana e LDK-së.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës një ditë më parë ka publikuar Aktgjykimin e plotë lidhur me vendimin e marrë për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën.