Sa fitoi Kosova që nuk e lejoi mbajtjen e referendumit - Gazeta Express
string(54) "sa-fitoi-kosova-qe-nuk-e-lejoi-mbajtjen-e-referendumit"

Lajme

Gazeta Express

17/01/2022 19:58

Sa fitoi Kosova që nuk e lejoi mbajtjen e referendumit

Lajme

Gazeta Express

17/01/2022 19:58

Nga Lista Serbe paralajmëruan masa ndaj Kosovës në rast se në Prill nuk do u lejohet votimi.

Gazetar: Genc Godanci

Lexo Edhe:

Kutinë e mbushën, por votat nuk i numëruan.

Kështu serbët e Mitrovicës Veriore improvizuan pjesëmarrjen në referendum, pasi që votimi në shkolla nuk iu lejua.

Për këtë arsye edhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës të dielën qëndruan në gjendje gatishmërie.

Pavarësisht insistimeve fillestare, Serbia u tërhoq nga kjo ide.

Mirëpo, qëndron e bindur se me 3 prill serbëve të Kosovës do u lejohet votimi për zgjedhjet presidenciale të fqinjit verior.

Sidoqoftë, kjo pritet që sërish të trazojë skenën politike pasi që SHBA dhe BE po e mbështesin kërkesën e presidentit serb.

Edhe ky por edhe Lista Serbe paralajmëruan masa ndaj Kosovës në rast se në prill nuk do u lejohet votimi.

Por, sa do të ndikojnë këto përplasje në procesin e dialogut që po zhvillohet në Bruksel?

Në referendumin në Serbi që u mbajt për ndryshimet kushtetuese sa i përket sistemit të drejtësisë, morën pjesë rreth 30% ndërsa 60% e pjesëmarrësve votuan pro.

VIDEO