Rusia shënon rekord të ri – mbi 1.100 të vdekur nga Covid-19 - Gazeta Express
string(58) "rusia-shenon-rekord-te-ri-mbi-1-100-te-vdekur-nga-covid-19"

Lajme

Gazeta Express

26/10/2021 11:29

Rusia shënon rekord të ri – mbi 1.100 të vdekur nga Covid-19

Lajme

Gazeta Express

26/10/2021 11:29

Rusia të martën regjistroi rekord të ri të viktimave të koronavirusit për periudhë njëditore me 1.106 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

Në tetë ditët e fundit, Rusia gjashtë herë ka shënuar rekord të viktimave. Përpos të vdekurve, task-forca qeveritare raportoi edhe 36.446 raste të reja infeksionesh, më pak se një ditë më parë.

Lexo Edhe:

Rusia ka vendosur që në javën e parë të nëntorit të mbyllen vendet e punës, ndërsa qyteti më i madh, Moska, do të vendosë izolim të pjesshëm nga 28 tetori, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Rusia ka shifrën e pestë më të madhe në botë të numrit të përgjithshëm të të infektuarve me mbi 8.3 milionë raste që nga fillimi i pandemisë.

Në përkeqësimin e gjendjes në javët e fundit besohet se kanë ndikuar drejtpërdrejt përhapja e variantit Delta, shkalla e ulët e vaksinimit e mungesa e masave më të ashpra kufizuese.

Vetëm rreth 36 për qind e rusëve janë vaksinuar plotësisht, pavarësisht faktit se shteti ka në dispozicion katër vaksina të ndryshme vendëse.